Riccardo Calafiori, mbrojtësi i talentuar italian i Bologna, është bërë një nga lojtarët më të kërkuar të kësaj merkatoje vere. Pas performancave të tij të shkëlqyera në Euro 2024 dhe në Serie A, ku ndihmoi Bologna të sigurojë një vend në UEFA Champions League, shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.
Arsenal, Chelsea dhe Real Madrid janë ndër klubet që kërkojnë shërbimet e 22-vjeçarit, por Calafiori ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Juventus. Megjithatë, Bologna ka plane të tjera. Arsenal ka bërë një ofertë konkrete prej 47 milionë eurosh, vetëm 3 milionë më pak se kërkesa e Bologna. Me bonuset e performancës, oferta mund të arrijë shifrën e kërkuar nga klubi italian.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, gjithçka që ndan kryerjen e këtij transferimi është arritja e akordit mes Arsenalit dhe Bologna. Calafiori pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 4.5 milionë euro në sezon, nëse kalon te “Topçinjtë”. Gjithashtu, 50% e shumës së transferimit do të shkojë për klubin zviceran Basel, ku Calafiori luante para se të transferohej te Bologna.