TRAZIRA NE BANGLADESH
Një shtetrrethim I rreptë është vendosur në të gjithë Bangladeshin për të shuar përleshjet mes policisë dhe studentëve.Përleshjet e kësaj jave kanë lënë të paktën 105 viktima.
Rrugët e qyteteve të Bangladeshit janë kthyer në një zonë lufte, me përleshjet mes studentëve protestues dhe policisë që vazhdojnë.
Një shtetrrethim ka qenë në fuqi nga mesnata e së premtes dhe zyra e kryeministres i ka kërkuar ushtrisë të vendosë forca pasi policia nuk mundi dot të vinte nën kontroll trazirat.
Trazirat e kësaj jave kanë vrarë deri më tani të paktën 105 njerëz dhe përbën një sfidë serioze për qeverinë e kryeministres Sheijh Hasinës pas 15 vjetësh në pushtet.
Rrugët në kryeqytet ishin pothuajse të shkreta në agim, me ushtarë dhe automjete të blinduara të ushtrisë që patrullonin qytetin me afro 20 milionë banorë. Trazirat shpërthyen pas zemërimin e studentëve kundër kuotave të diskutueshme për vendet e punës në qeveri. Studentët argumentojnë se sistemi i kuotave është diskriminues dhe kërkojnë rekrutim në bazë të meritës. Protesuesit thonë se nga ky sistem përfitojnë padrejtësisht familjet e grupeve pro-qeveritare që mbështesin kryeministren Sheikh Hasina, e cila fitoi zgjedhjet e saj të katërta radhazi në janar.
Kryeministrja Hasina pritej të fillonte një turne diplomatik, por anuloi planet e saj pas një jave dhune në rritje.
GAZETARE: XHUANA LIKA