Lehtësohen problemet në botë pas ndërprerjes së internetit

PROBLEMET PAS KRIZËS NË BOTË

Lehtësohen problemet pas krizës së sistemeve komjuterike.Shefi ekzekutiv I kompanisë Croëdstrike, George Kurtz, kërkoi falje për kaosin dhe paralajmëroi se mund të duhen disa ditë përpara se të gjitha sistemet të funksionojnë normalisht.

Bizneset dhe shërbimet në të gjithë globin kanë filluar të rimëkëmben ngadalë pas një ndërprerje globale të internetit që preku sistemet komjuterike duke shkaktuar ndalimin e fluturimeve, punën në banka, spitale, media dhe kompani të tjera për disa orë.

Disa shërbime të linjave ajrore kanë filluar të kthehen në normalitet pas anulimit të mijëra fluturimeve.Megjithatë, operatorët presin që disa vonesa dhe anulime të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës. Shërbimet shëndetësore në Britani, Izrael dhe Gjermani gjithashtu u prekën , duke detyruar që disa operacione të anuloheshin.

Transmetimi i disa mediave në Australi u ndërpre për disa orë, siç i ndodhi edhe televizionit ‘Kanali 24’ në Bangladesh.Bankat në Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re raportuan ndërprerje në sistemin e tyre të pagesave ose faqet e internetit.

Në një deklaratë në faqen në internet të kompanisë Microsoft thuhet se problemi filloi në orët e vona të së enjtes, kur një përditësim i programit të kompanisë globale të sigurisë kibernetike CroëdStrike duket se shkaktoi probleme të mëdha me lidhjet në rrjet.

CEO i Croëdstrike kërkoi falje për kaosin e shkaktuar, por pranoi se mund të duhej pak kohë përpara se të gjitha sistemet të riktheheshin dhe të funksiononin. Firma e sigurisë kibernetike , me bazë në Teksas, sqaroi se arsyeja e problemeve globale nuk kishte të bënte me një sulm kibernetik por me një përditësim të gabuar në kompjuterat që përdorin sistemin ‘Microsoft Ëindoës’.

Kaosi global ka ngjallur shqetësim ka nxjerrë në pah se sa e varur është bota nga teknologjiua dhe shkallën në të cilën një defekt i vetëm softuerik mund të ketë ndikim kaq të madh./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share