OVL-UÇK protestë para Gjykatës në Shkup/ Të lirohet Blerim Ramadani, të hiqet urdhërarresti i regjimit të Vuçiqit kundër ushtarëve të UÇK-së

OVL-UÇK PROTESTË PARA GJYKATËS NË SHKUP

TË LIROHET BLERIM RAMADANI, TË HIQET URDHËRARRESTI I REGJIMIT TË VUÇIQIT KUNDËR USHTARËVE TË UÇK-SË

Liri për Blerimin, ishin mesazhet në banderola të familjarëve të Blerim Ramadanit përpara Gjykatës Themelore në Shkup të cilit i është caktuar masa 30 ditore e paraburgimit bazuar në një fletarest nga gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.

Veteranët e UCK-së kërkuan lirimin e menjëhershem, tërheqjen e urdhërarestit të regjimit, sipasi tyre, të ndikuar nga Vuçiqi.

“Arrestimi i ish Ushtarit të UCK-së, Blerim Ramadani dhe dërgimi në paraburgim ekstardues nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe Gjykata Vendore është i papranueshëm. Ne veteranët dhe bashkëluftetarët e Blerim Ramadanit kërkojmë lirimin e menjëhershëm, tërheqjen e urdhërarrestit të regjimit të Vuçiqit dhe mos përsëritjen e vlersimit të autoriteteve policore-gjyqësore nën diktatin e Vuçiqit dhe Serbisë kundër Ushtarëve të UCK-së”, tha Bajrami.

Veteranët e UÇK-së, thonë se nuk do të tolerojnë veprime të këtilla dhe se çdo vonesë për lirimin e tij, ka për qëllim ofendimin e luftës për liri.

“Ky akt 25 vjet pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, demokraci dhe pavarësi është i papranueshëm dhe ne kerkojmë lirimin e tij të menjehëreshëm pa asnjë vonesë dhe kthimin e tij në familjen e tij. Cdo ditë vonesë është tendencioze me qëllim të ofendimit dhe poshtërimit të luftës tonë të drejtë për liri dhe kjo mendësi dhe veprimtari nuk do të tolerohet”, tha Bajrami.

Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikë kalimin kufitarë të Jazhincës nga policia e Maqedonisë së Veriut me një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Blerim Ramadani ishte anëtar i zonës operative të Nerodimes të UÇK-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share