“VLEN” me akuza ndaj Bujar Osmanit/ Osmani: “VLEN” nuk mund ta mbulojë tradhëtinë me kumtesa!

“VLEN” ME AKUZA NDAJ BUJAR OSMANI

Koalicioni “Vlen” e nisi ditën me një numër akuzash ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në komunikatën e tyre emri i Bujar Osmanit lidhet me abuzime me pushtetin në kohën kur drejtonte me dikasterin për Punë të Jashtme. Ata kërkojnë nga organet e drejtësisë që të ndjekin rastet në fjalë dhe Osmani të vendoset para përgjegjësisë.

“Opinioni me të drejtë shtron dilemën ku është përgjegjësia kur Bujari në krye të Ministrisë Jashtme në kundërshtim me logjikën e tregut për nevojat e Samitit të OSBE-së lidhi marrëveshje prej 960.000 euro me kompaninë “ABC rent a car”. Opinioni me të drejtë pyet a ka qenë në dijeni Bujari për abuzimet e ambasadorit të dërguar nga ai në OKB, Ljubomir Fërçkovski. Opinoni me të drejtë shtron pyetjen çka ka ndërmarrë Bujari kur ambasadori Vesel Memedi shkaktoi rrëmujë me pasaportat, me ç’rast ua vështirsonte jetën mërgatës sonë. Opinioni me të drejtë pyet si u bë që brenda natës Besmira Ejupi të bëhet diplomate në konsullatën në Bon, madje me urdhër të drejtpërdrejt nga ai që t’i përgatitet pasaportë diplomatike. Ftojmë organet e rendit dhe prokurorinë që të lirohen nga prangat e regjimit të kaluar dhe ta kthejnë besimin e qytetarëve dhe të marrin masa”, thanë nga VLEN.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka reagur ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Ai thotë se tradhëtia që VLEN po lë në trashëgimi, nuk mund të mbulohet me komunikata të recikluara nga Stoilkoviçi.

“Këta vazalët e “ВРЕДИ” i munda si kandidat i Frontit Evropian me një rezultat 2:1 dhe ende kanë fytyrë të merren me mua. Së paku heshtni, sepse tradhëtia që po lini trashëgimi për gjenerata e gjenerata nuk mbulohet me kumtesa të recikluara nga Stoilkoviçi juaj”, tha Osmani.

“Vlen” jo rastësisht në një pjesë të komunikatës përdor fjalën “pacient” për Bujar Osmanin. Ai dyshohej në çështjen PSP me të njëjtin emër, për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë përzgjedhjes së një kompanie për rikonstruksionin e disa objekteve shëndetësore në të gjithë vendin.

Pas 20 muajsh hetimet ndaj Osmanit u ndërprenë për mungesë provash, por vazhduan për 13 persona të tjerë. Akuza tjetër lidhet me Ljubomir Frçkoskin, i cili është ambasador në misionin e OKB-së në Nju Jork Fërçkovski është thirrur në konsultime në vend për shkak të keqpërdorimeve të supozuara financiare dhe mosveprimit sipas udhëzimeve të marra.

Ai u përgjigj se kishte një ndërhyrje mjekësore urgjente në Maqedoni dhe se ishte në varrimin e vëllait të tij të ndjerë, ngjarje të papritura që e detyruan të përdorë përkohësisht paratë e Misionit për një biletë avioni. Ai i quajti të turpshme akuzat dhe njoftoi tërheqjen e tij pas përfundimit të pushimit mjekësor.

Rasti tjetër I përmendur nga “VLEN” ka të bëjë me ambasadorin në Itali, Vessel Memedi, i cili ishte thirrur për konsultime për shkak të notës së dorëzuar autoriteteve italiane se pasaportat me emrin e vjetër kushtetues të vendit nuk do të jenë të vlefshme pas datës 12 shkurt. Përveç se nuk ishte e vërtetë, procedura e Memedit ishte pa koordinim dhe udhëzime nga Shkupi zyrtar./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share