Veles/ Parandalohet shpërthimi i 80 ton të gazit në ish fabrikën “Porcelanka”!

VELES

“Dje u zhvillua një dramë e vërtetë dhe e rrezikshme afër Velesit, pas shpërthimit të zjarrit në afërsi të ish-fabrikës “Porcelanka”.

Kështu thotë Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, I cili përmes një videomateriali nga vendngjarja, ka njoftuar se është parandaluar shpërthimi i mbi 80 ton gazi në hapësirat e kësaj ish-fabrike.

QMK-ja thotë se falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve të Velesit është shmangur një tragjedi e vërtetë.

“Zjarri është ndaluar 100 metra nga depotë e gazit. Kjo këtu është pjesa e djegur. Falë zjarrfikësve të Velesit, të cilët dolën menjëherë në terren, kërkuan mbështetje nga ajri, por nuk kishte kohë që të mbërrinte. Ja depotë e gazit, 100 metra nga linja e fundit e zjarrit. Mund të ndodhte katastrofë e vërtetë për shkak se këtu ka 80 ton gaz”, tha Angelov.

MPB-ja është duke shqyrtuar shkaqet dhe shkaktarët e zjarrit, që mund të kishin pasoja katastrofale për Velesin.

Ndërkohë QMK-ja ka njoftuar se në numrin e vetëm të emergjencës 112, në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i thirrjeve që nga ekzistenca e tij. Janë regjistruar gjithsej 3.159 thirrje, nga të cilat 59,32% ishin reale.

Sipas QMK-së, për policinë ishin 40,51%, për Ndihmën e shpejtë mjekësore – 17,61% , ndërsa për zjarrfikësit – 15,21% e thirrjeve reale./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share