Arrestohet lideri i Al-Qaedas në Pakistan, ndihmësi i afërt i Osama Bin Laden

Zyrtarët pakistanezë kundërterrorizmit kanë arrestuar Amin ul Haq, një lider i lartë i Al-Qaedas dhe ndihmës i afërt i ish-liderit të vrarë të grupit, Osama Bin Laden, organizatorit të sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Departamenti kundërterrorizmit në provincën e Punxhabit ka nisur një rast ligjor kundër ul Haqit, duke e akuzuar për planifikimin e sabotazhit në instalime të rëndësishme në provincë.

“Është një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Departamenti kundërterrorizmit, në bashkëpunim me agjencitë e inteligjencës, ka kapur me sukses Amin ul Haq, liderin e Al-Qaeda,” tha zëdhënësi i Departamentit.

Osama Bin Laden u vra në vitin 2011 gjatë një bastisjeje amerikane në qytetin pakistanez të Abbottabad.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share