Osmani takon kryeministrin Mitsotakis për te bashkëpunimit Kosovë-Greqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë samitit të Komitetit Politik Evropian. Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të avancuar bashkëpunimin me Greqinë.

“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin,” ka deklaruar Osmani.

Ky takim nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve të forta dhe bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share