Agresori që sulmoi Trump-in vizitoi vendin e tubimit dy herë – Motivi ende i paqartë

Agresori që sulmoi ish presidentin amerikan Donald Trump e vizitoi vendin ku do të mbahej tubimi në Pensilvani rreth dy herë. Agjentët amerikanë e kishin etiketuar 20-vjeçarin si një kërcënim 10 minuta para se të dilte në skenë kandidati për president por më pas nuk arritën t’a identifikonin kur ai u ngjit në çati. Hetuesit ende nuk kanë dalë me një motiv të qartë për sulmin.

Thomas Mattheë Crooks vizitoi vendin e tubimit të Donald Trump dy herë, përpara se të kryente sulmin ndaj tij.

CNN thote se rreth 19 minuta para se të ndodhnin të shtënat, forcat e rendit po përpiqeshin të gjenin autorin, por nuk arritën që t’a identifikonin kur ai u ngjit në çati.

Detajet e reja janë zbuluar gjithashtu më shumë rreth asaj që Crooks po bënte në ditët dhe orët para përpjekjes së tij për të vrarë ish-presidentin amerikan. Por hetuesit ende nuk kanë dalë me një motiv që e shtyhu 20 vjeçarin të kryente sulmin dhe arsyen që e çoi të ngjitet në çatinë në Butler, Pensilvani.

FOX News raporton se agjentët amerikanë e kishin etiketuar 20-vjeçarin si një kërcënim 10 minuta para se të dilte në skenë kandidati për president të SHBA. Sipas raportit, punonjësit e Shërbimit Sekret janë informuar se në zonë ndodhej një person i dyshimtë më shumë se një orë para fillimit të tubimit të republikanëve.

Sipas autoriteteve në telefonin e tij kishte vetëm imazhe të Trumpit dhe Presidentit Joe Biden si dhe kishte të shënuara datat e Konventës Kombëtare Demokratike si dhe ngjarjet e ardhshme që do të merrte pjesë Trump. Kishte gjithashtu fotografi të politikanëve të tjerë në të gjithë spektrin politik, duke përfshirë Rudy Giuliani, ish-avokat i Trump i përfshirë në përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe Fani Ëillis, prokurori i qarkut Fulton, i cili po ndjek penalisht Trump dhe Giuliani.

Një numër në rritje në rradhët e republikanëve  duke përfshirë Mike Johnson dhe udhëheqësin e pakicës në Senat, Mitch McConnell kanë bërë thirrje që Kimberly Cheatle të japë dorëheqjen si drejtore e Shërbimit Sekret Amerikan, por duket se kjo gje nuk do te ndodh. Cheatle ka rënë dakord për të dëshmuar para ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve për atentatin e ish-presidentit Trump fundjavën e kaluar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share