BDI këmbëngul për ligj ku përfshihet “Fituesi me fituesin”, VLEN: Një ligj i tillë s’do të ishte i përshtatshëm

BDI paralajmëroi se do të dorëzojnë në Kuvend një draft që do të jetë hapi i parë për të krijuar bazw ligjore pwr marrëveshjen “ fituesi me fituesin”, sipas tyre, hap i nevojshwm pwr mbrojtur legjitimitetin etnik dhe Marrëveshjen e Ohrit. Nga koalicioni VLEN thonë se BDI spekulon për të ushqyer politikat ditore.

Fronti Evropian e sheh si hap të domosdoshëm krijimin e një drafti që do të mundësojë që marrëveshja “fituesi me fituesin” të jetë e garantuar edhe ligjërisht. Blerim Bexheti, kryetari i grupit parlamentarë të  këtij koalicioni, tha se Marrëveshja e Ohrit po shkelet për herë të dytë përmes mosrespektimit të legjitimiteti etnik dhe kjo, sipas tij, ka bërë që qytetarët të jenë të përcaktuar për ta luftuar në mënyrë demokratike.

“Edhe pse  në të Drejtën Zakonore që ekziston në gjithë botën shumë gjëra nuk janë të shkruara, por respektohen. Pasi që këtu shohim tendencë qoftë nga koalicioni VMRO-DPMNE-së, qoftë nga koalicioni “VREDI”,  ne jemi tani të detyruar që t’i prijmë kësaj revolte të shqiptarëve, bashkarisht me çdo shqiptarë me çdo qytretarë që këtë çështje edhe në aspektin normative kushtetues ligjor që ta rregullojmë”, deklaroi Blerim Bexheti.

Akuzat se po shkelet Marrëveshje e Ohrit, nga VLEN i konsiderojnë si spekulime në funksion të politikave ditore.

Të pyetur nëse do të japin mbështetjen e tyre nëse BDI dorëzon në Kuvend një ligj të tillë, Sranda Imeri nga ky koalicion tha se një ide e tillë, ndoshta nuk do të ishte e përshtatshme nëpër në të ardhmen.

“BDI-ja në të kaluarën ka pasur kohë që këtë ta transferojë në ligj, domethënë përveçsë një marrëveshje xhentëllmenësh diçka e tillë nuk ekziston, porn ë të ardhmen unë mendoj se nuk do të ishte e përshtatshme që kjo të kthehet në një ligj, për shkak se ndonjëherë rrethanat mund të vijnë në atë situatë ku situate momentale e kërkon që , siç ishte në vitin 2016 që fituesi me fituesin të mos bëjë qeveri. Dhe normalisht ajo shkoi në dopbi të qytetarëve”, deklaroi Saranda Imeri.

Bashkimi Demokratik për Integrim akuzat për mos respektim të legjitimiteti I ngriti që në përfundimin e zgjedhjeve të 8 majit, pasi sipas tyre, Fronti Evropian siguroi numër më të madh deputetësh duke u renditur si forca e dytë politike në vend. Bazuar në këtë, nga ky koalicion këmbëngulin se në bazë të parimit fituesi me fituesin, pjesë e qeverisë duhet të ishte Fronti Evropian dhe jo koalicioni VLEN. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share