Plagosja në orët e mbrëmjes në Çair/ MPB: I plagosur ka ngelur një 31-vjeçar nga Shkupi

Pas shkëmbimit me arrmë zjarri që ndodhi mbrëmë në Çair të Shkupit i plagosur ka ngelur një tridhjetë e një vjeçar nga Shkupi me inicialet (D. B.) njofton Klan M. Nga ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmë para orës 22, pas lëndimeve të marra nga armët e zjarrit ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naumi Ohrit”.

“Mbrëmë në ora 21:50, në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naumi i Ohrit” është dërguar D.B.(31) nga Shkupi, i cili është lënduar me armë zjarri në territorin e Çairit në Shkup. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit” – thonë nga SPB Shkup.

Nga MPB thonë se po punohet në zbardhjen e rastit. Për rastin në fjalë kanë reaguar nga LSDM në reagmin e tyre thuhet se situate e sigurisë në vend është për tu frikësuar, sipas tyre, të shtënat dhe përleshjet kriminale vazhdojnë të ndodhin në kohën kur në pushtet është VMRO-DPMNE.

“Siguria e qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm. Në ngjarjen e fundit të përgjakshme mbrëmë në Çair ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar. Paaftësia e VMRO-DPMNE-së inkurajon kriminelët dhe e kthen Maqedoninë në Perëndim të egër” – thonë nga LSDM.

Sipas opozitares LSDM, ngjarje të tilla ndodhin nga pasftësia e parties në pushtetë VMRO-DPMNE dhe Ministrit të MPB-së Toshkovskit. /tvklan.mk/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share