Kërcënimi iranian për Trump – Sulmi ndaj tij për agjencitë e intelegjencës nuk ka asnjë lidhje me kërcënimet

Sulmi ne Pensilvani ndaj Trump per agjencite e inteligjences nuk ka asnje lidhje me kercenimet qe burimet informonin se vinin nga Irani.

Siguria per jeten e Donald Trump ishte rritur qe ne muajin qershor, duke shtuar forcat speciale dhe agjente ne terren si pasoje e marrjes se informacionit per nje sulm te mundshem hakmarres nga Irani.

Administrata e Presidentit Biden i kontaktoi drejtuesit e lartë të Shërbimit Sekret dhe u njoftua edhe agjenti që drejton ekipin për sigurinë e ish Presidentit Trump, si dhe drejtuesit e fushatës së tij.

Por sulmi ne Pensilvani ndaj Trump per agjencite e inteligjences nuk ka asnje lidhje me kercenimet qe burimet informonin se vinin nga Irani.

“Këto kërcënime janë rezultat i përpjekjeve të Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e Qasseem Soleimani-t. Ne e konsiderojmë këtë çështje të sigurisë kombëtare të prioritetit më të lartë”. tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson

Zyrtarët federalë po paralajmërojnë gjithashtu për sulme të mundshme ose hakmarrëse në lidhje me zgjedhjet pas tentativës për vrasjen e zotit Trump. Ndërkohë që janë shtuar masat e sigurisë për Presidentin Biden, Shërbimi Sekret ka ofruar një ekip për mbrojtjen e sigurisë së kandidatit të pavarur për president, Rober Kennedy Jr.

Misioni iranian në Kombet e Bashkuara e quajti raportin “të pabazuar dhe keqdashës”, duke shtuar se Trump ishte “një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në një gjykatë”.

Trump dhe zyrtarë, përfshirë ish-sekretarin e tij të shtetit, Mike Pompeo, janë përballur me kërcënime nga Teherani që kur urdhëruan vrasjen e Qassim Soleimani, komandantit të forcës Quds të Iranit, në Irak në vitin 2020 për sulmin me dron.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share