Edhe pasi agjentët e FBI-së hapën telefonin e atentatorit të Donald Trump motivet e të riut që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump mbeten ende mister.
Hetuesit shpresojnë se telefoni, i cili ishte i mbrojtur me fjalëkalim, do të hedhë më shumë dritë mbi Thomas Mattheë Crooks, një 20-vjeçar nga Pensilvania, pa të shkuar kriminale I cili qëlloi me armë Trumpin në një tubim në qytetin Butler në Pensilvani .
Hetuesit po shqyrtojnë me kujdes mesazhet , emailet dhe të dhënat e tjera të autorit.
F.B.I., paralajmëroi se hetimi jane ende në fazat fillestare.
Hetuesit jane fokusuar jo vetem tek telefoni por edhe aktiviteti i tij ne mediat sociale.
Policia ka intervistuar më shumë se 100 persona në dy ditët e fundit dhe ka përfunduar një kontroll në makinën dhe banesën e të riut.
Hetimet e deritanishme tregojnë se ai u regjistrua për të votuar si republikan por njerëzit e afërt të tij u kanë thënë hetuesve se ai fliste rrallë për politikën.