Me 562 vota për, Parlamenti Evropian, që ka 720 ulëse e ka zgjedhur politikanen nga Malta, Roberta Metsola, për presidente të PE-së, kjo duke i dhënë edhe mandatin e dytë në krye të institucionit ligjëvënës të Bashkimit Evropian.
Në fjalimin e saj pas marrjes së detyrës, Metsola, u zotua se do punojë që Bashkimi Evropian, të mbetet fuqi botërore, dhe se unioni duhet të luftoj diktaturat që sipas saj janë në fqinjësi, sikur edhe rreziqet që BE-ja po përballët që ajo i quan “shumë reale”.
Me patjetër ajo foli për zgjerimin e bashkimit që për momentin ka 27 vende e që sipas saj kjo duhet të ndryshoj shpejt. Në veçanti ajo përmendi edhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëdnimor, duke thënë se progresi i tyre drejt BE-së, u është mohuar shumë gjatë dhe se kjo duhet të ndryshojë, njofton Klankosova.tv.
Kundërkandidatja e Metsolës, politikanja majtiste nga Spanja Irene Moreno, mori vetëm 61 vota në procesin e votimit.
Parlamenti Evropian, është i vetmi institucion i unionit që e pranon Kosovën, shtet të Pavarur dhe Sovran. Për shkak të pesë shteteve mosnjohëse një gjë të tillë nuk e bënë Komisioni dhe Këshilli Evropian.