Në mbledhjen e qeverisë nesër pritet që të miratohet një propozim për ulje të orarit të punonjësve në administratën publike për shkak të temperaturave të larta.
Burime bëjnë me dije se propozimi pritet të jetë përgjatë javëve të korrikut por mund të shikohet mundësia edhe për në muajin gusht.
Në bazë të propozimit orari i administratës publike pritet që të jetë 9.30-15.30 nga e hëna në të enjte ndërsa ditën e premte nga ora 9.00-13.00. /Telegrafi/