BELERI LË QELINË, BETOHET NESËR SI EURODEPUTET
Fredi Beleri lë qelinë dhe betohet nesër si eurodeputet. Ai falenderoi mediat greke për mbeshtetjen gjatë këtyre muajve
Fredi Beleri ka lënë ambientet e burgut të Fierit, ku vuan dënimin me 2 vite heqje lirie.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka miratuar nje leje 5 ditore për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e Parlementit Europian.
Ai është pritur jashtë ambienteve të burgut nga familjaret dhe makina e ambasadës greke.
Beleri nuk është prononcuar për mediat vendase por shkurtimisht ka folur per mediat greke qe e presin ne dalje te burgut.
“Dua t’ju falënderoj për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i emocionuar, i lumtur, për pjesën tjetër do flasim në Athinë. Faleminderit për gjithçka”, tha Beleri për mediat greke.
Ne aeroportin e Rinasit, Fredi Beleri i tha mediave shqiptare se te drejten e tij per pafajesi do ta kerkoje jo vetem ne institucionet shqiptare por edhe ato europiane. Ndersa per zgjedhjet i Himares tha se qytetaret me 4 gusht do te vendosin dhe deshira e tyre do te respektohet./tvklan.mk/
Bleri udheton se bashku me eurodeputete e tjere nga Athina drejt Strasburgut, ku më 16 korrik do të bëjnë betimin. Sipas lejes se miratuar ai ka kohë deri në orën 16:00 të 20 korrikut për t’u rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit ne Shqiperi.
Drejtoria e Burgjeve, ka kërkuar nga Beleri informacion të plotë, duke përfshirë garancinë e udhëtimit, dorëzimin e biletës vajtje-ardhje dhe akomodimin ne hotel.
Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja, për shkak të zhvillimeve atje, do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel.
Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.
Në javën e parë të qershorit, Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, “Demokracia e Re”.