Në Turqi është përkujtuar 8 vjetori i grushtit të shtetit ku mbetën të vrarë 251 persona. Në fjalën e tij presidenti Erdogan deklaroi se do të ndëshkohen ata që shpifin duke thënë se ngjarjet e 15 korrikut janë një lojë.
Nuk e përmendi fare Fetullah Gylenin dhe atë që e quan Organizata FETO. Ne fjalën e tij për 8 vjetorin e grushtit të shtetit presidenti Erdogan shigjetoi kritikët duke i paralajmëruar se do të ndëshkohen ata që i quajnë ngjarjnet e 15 korrikut si një lojë. Paralajmërimin ua nga pikërisht nga vendi ku mbrëmjen e 15 korrikut të 2016 nisën trazirat
”Ata që me paturpësi e quajnë lojë dhe teatër grushtin e shtetit të 15 korrikut nuk do ti falim deri në vdekje. Ata që shpifin për 15 korrikun duke luajtur që lojë të përgjakur në kurriz të Turqisë, janë vetë figurantët e një teatrit të madh. Ky popull, ashtu sic ka bërë në të kaluarën, do të vazhdojë që të shkatërrojë cdo lojë që ka qëllim tu prishë qetësinë dhe tju prangosë lirinë” – tha Erdogan.
Erdogan tha se ngjarjet që ndodhën në atë natë korriku nuk do të harrohet kurrë dhe se të gjithë përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Mes atyre që mbetet në kërkim është edhe Fetullah Gylen që Ankaraja e cilëson si organizatorin e grushtit. Prej vitesh Turqia kërkon nga SHBA që ta ekstradojë ashtu si edhe për anëtarë të tjerë të këtij grupi që jetojnë në shtete të ndryshme
Në ngjarjet e 15 korrikut 2016 humbën jetën 251 persona. Në Stamboll dhe Ankara pati kaos ndërsa qytetarët dolën në rrugë pas thirrjes së Erdogan për të mbrojtur demokracinë.
Pas grushtit Erdogan dhe partia në pushtet morën iciativën për të ndryshuar sistemin dhe kthimin e republikës presidenciale