Vendi përballet me zjarre aktive/ QMK: Nëntë zjarre janë aktive në territorin e vendit

Si rrjedhoj e temperaturave të larta vazhdojnë të jenë active nëntë zjarre në hapësirë të hapur në vend, ndërsa janë shuar 17 zjarre, kështu njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Ende është aktiv zjarri në malin Serta, i cili shtrihet në tre komuna si katër zjarre të pavarura. Zjarret janë aktive në komunën e Novosellës, mbi fshatin Badilen, ku është përfshirë një pyll me pisha dhe në Komunën e Çashkës, afër fshatrave Drenovë dhe Jabollçisht i Poshtëm, ku është përfshirë një pyll i përzier. Zjarre aktive ka edhe në komunën e Dollnenit, në fshatin Cërnilishtë , në afërsi të fshatrave Slepçe dhe Gostirazhni Gori dhe në Komunën e Gjevgjelisë, në mes të fshatrave Negorci dhe Kovanec, ku digjen lisa, bredha dhe bari i thatë.

Në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar vendin janë kyçur edhe pjeëtarët e ARM-së. Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se në terren ndodhen rreth 100 pjesëtarë të Ushtrisë, ndërsa janë aktivizuar dy helikopterët, të cilët ndërhynë fundjavën e kaluar dhe kanë hedhur 44 tonë ujë në lokacionet ku u kërkua. Ndryshe, Qeveria e RMV-së në dy ditë më parë shpalli gjendje krize për 30 ditë për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share