SPB-Tetovë paralajmëron qytetarët: Dënim me burg prej 1 deri 5 vjet për të shtëna me armë zjarri

Në zonën që mbulon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, sipas përvojës së deritanishme, në periudhën e ardhshme pritet të organizohen një numër i madh i ahengjeve-dasmave familjare.

Duke i marrë parasysh përvojat e mëparshme lidhur me këto festa, SPB-Tetovë apelon tek qytetarët që të përmbahen nga të shtënat me armë zjarri, si dhe nga organizime të paautorizuar të fishekzjarrëve, të cilat kohëve të fundit janë praktikë e dasmave në këtë zonë.

“Sektori i punëve të brendshme-Tetovë rikujton qytetarët se të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe se gjoba për këtë lloj kundërvajtjeje sipas nenit 31 sillet nga 100 deri në 250 euro, në denarë.

Gjithashtu, varësisht nga pasojat, të shtënat me armë mund të përbëjnë edhe vepër penale si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut)”, shtojnë nga SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share