Përkeqësohet situata me zjarret – Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë

Qeveria shpalli gjendjen të jashtëzakonshme për 30 ditë për shkak të zjarreve. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angelov, njoftoi se sot herët në mëngjes kanë filluar mekanizmat e situatës së krizës që Qeveria e shpalli mbrëmë për përballje me zjarret.

Qeveria e RMV-së në orët e vona të mbrëmjes shpalli gjendje krize për 30 ditë për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit, informon tvklan.mk

“Në këtë periudhë, Policia e Maqedonisë së Veriut duhet të angazhojë punonjës të policisë që do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve. Në gjendje gatishmërie duhet të jenë edhe punonjësit shëndetësor. Në bazë të nevojës, Ministria e Financave duhet të sigurojë mjete shtesë financiare në këtë drejtim. Qeveria ka kërkuar nga Ministria e bujqësisë, që të vlerësojnë nëse është nevoja që të ndërpritet qarkullimi i njerëzve nëpër disa pyje.Në këtë seancë u vlerësua nevoja që Qeveria të propozojë deri te Presidenti angazhimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së në menaxhimi ne gjendjes së krizës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndërkaq, Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angelov, njoftoi se mekanizmat e situatës së krizës që Qeveria e shpalli mbrëmë kanë filluar të zbatohen që në mëngjes.

Ai informoi se në terren, përveç zjarrfikësve vendas nga Njësitë Territoriale të Zjarrfikjes, janë edhe 100 pjesëtarë të Armatës, si dhe 30 pjesëtarë të Policisë së Maqedonisë, pjesë e forcave të “Pyjeve Kombëtare”, njëkohësisht nuk mungon as ndimha nga popullata  vendase.

“Herët në mëngjes u ngrit një helikopter i policisë që merr pjesë aktive në shuarjen e zjarrit në malin Serta, pak më vonë iu bashkuan dy helikopterë të ushtrisë me kova të mëdha rreth dy tonë. Në çdo moment duhet të bashkohen dy “ajërtraktorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”, deklaroi Angelov.

Ndryshe, Qendra për Menaxhim me Kriza kishte raportuar se në 24 orët e fundit ka pasur 26 zjarre në ambiente të jashtme dhe 5 prej tyre ishin aktive edhe në mëngjes. Në thirrjen telefonike 112 janë bërë 843 thirrje urgjente në QMK. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share