Rruga Debresh-Zdunjë që pritej të rikonstruohet mbetet në pluhur. Banorët ankohen për shëndetin e tyre dhe kërkuan nga pushteti lokal dhe ai qëndror të marrin masat e duhura për ndërtimin e këtij segment. Tonik..Video 00039 1300 metra rrugë është bërë problematikë për banorët e fshatrave Debresh dhe Zdunjë. Kjo rrugë është lidhësja e dy fshtarave për në autostradë dhe qytet por nga pluhuri nuk shihen as tabelat orientuese.
“Hallin më të madh tani e kemi në këtë kohë vape, pluhuri i madh, shtëpitë nuk mund të frymojnë lirshëm, do të thotë nuk mund të marrin oksigjen përveç se pluhur marrin. Ngarkese tejet e rëndë e kësaj rruge është edhe mjetet e rënda të cilat lëvizin me dru me rërë me zhavor e kështu me rradhë dhe ngrejnë re të mëdha pluhuri dhe ne kërkojmë që urgjentisht, urgjentisht, sa më shpejtë që të mundet komuna apo qevria të merr masa dhe kësaj katrahure ti gjindet rrugëdalja dhe të shpetoj ky milet, përndryshe mund të paraqitet ndonjë sëmundje, dhe mo Zot më keq të Përfundoj me fatalitet”, tha një banorë
Banorët u ankuan edhe për kanalizmin, të cilën, sipas tyre e nisën dhe nuk e përfundaun kurrë. Video 00044/ 00048/
“Në këtë lagejn tonë, e kan shkateruar tash nuk e dime per cfare behet fjael Çe katër vite ne jetojmë në pluhur dhe jama (fekale) që kan dalur përjashta, dhe kanalzimimi ka nisur anasjelltas dhe anën tjetër edhe e kan lënë mes rrugës dhe nuk e përpunojnë. Ku është problemi, haj ata më të rinjt kan ikur, por ne pleqët ku të shkojmë, ne kemi mbetur këtu, ne jemi helmuar”, u shpreh një banor tjetër.
“Kjo rrugë eshte katër vite, i pesti vit që është shkatëruar diku e asfalltun atë gjysën kjo ngeli, edhe atë që e kan bë e kan nisur kanalizimin, kanalizimi ka mbetur për gjys, siç e shihni vet ne hoqëm andej dy vjet, me këtë pluhur na ka hy, sit hone ata neper filxhana te kafeve, edhe me ujin eshte problem problem”, deklaroi një banor i kësaj zone.
Ndryshe, Klan Maqedoni ka adresuar pyetje deri tek Komuna e Gostivarit dhe përgjigjja ishte kjo:
“Para dy muajsh kur duhej të finalizohet projekti dhe të asfalltohet e njejta, qytetarët u drejtuan deri tek Komuna e Gostivarit me kërkesë që të revidohet projekti dhe të zgjerohet rruga.
Komuna e Gostivarit u përgjigj kërkesave të qytetarëve dhe mori përsipër harxhimet që kanë të bëjnë me zgjerimin e rrugës.
Njëherit në komunikim me qytetarët njoftoi ata se revidimi i projektit do ta shtyj realizimin e projektit për më së paku dy muaj”.
U.d Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani njoftoi se nga kontakti i shërbimeve të Komunës së Gostivarit me kompaninë që kryen punimet, na u tha që do të vazhdojnë me punime sapo t’i mbarojnë procedurat administrative për zgjerimin e rrugës. /tvklan.mk