Një ngjarje e tronditshme ka ndodhur në Klinikën e Fëmijëve në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Një gjysh nga Saraji i Shkupit ka denoncuar se nipin e tij e kanë rrahur brenda kësaj strukture shëndetësore. Motivi i kësaj dhune është e papranueshme: nëna e djalit nuk ka ditur të shprehet në gjuhën maqedonase.
Gjyshi, i cili ishte pranë nipit të tij, ka thënë: “Unë se kisha ditur. Nipi duheshka më shumë se evladi.” Autoritetet janë duke hetuar rastin, ndërsa publiku është i tronditur nga ky akt i papërballueshëm i dhunës ndaj një fëmije të sëmurë.
Për këtë ngjarje i moshuari ka biseduar edhe me ministrin e Shëndetësisë Arben Taravarin.