Presidenti amerikan Joe Biden u zotua sërish se do t’i shkojë garës presidenciale deri në fund pavarësisht thirrjeve për të tërheqje . Gazetarët gjatë Samitit të Natos regjistruan disa nga gafat e tij.
Në një konferencë në përfundim të samitit të NATO-s presidenti amerikan Joe Biden u zotua sërish se do t’i shkojë garës presidenciale deri në fund pavarësisht thirrjeve për të tërheqje .
Biden argumentoi se ai ishte i kualifikuar për të mposhtur ish-presidentin Trump. Presidenti amrikane u shpreh se ai do të dobësonte NATO-n dhe do të rriste çmimet për konsumatorët amerikanë duke vendosur tarifa të larta për mallrat e importuara. Ndwrsa zwrave qw kwrkojnw ekzaminim neurologjik tw tij, Biden iu pwrgjigj duke thwnw se do ta bwjw etwm nwse e pwrcakton mjeku.
“Kam bërë tre ekzaminime intensive neurologjike dhe ata thonë se jam në formë të mirë. Edhe pse kam një problem të vogël me këmbën time të majtë, unë jam mirë, testohem çdo ditë sa i pwrket kapacitetit tim neurologjik. Nëse ata mendojnë se duhet të bëj përsëri një ekzaminim neurologjik unë do të bëj. Askush nuk ma sugjeron këtë tani”, deklaroi Biden.
Por teksa gazetarët e pyetën në lidhje me zëvendësimin e tij me Kamala Harris, kreu i Shtëpisë së Bardhë ngatërroi Harris me Trump, për të cilën tha se ishte thjesht një gabim. “Shiko, unë nuk do të kisha zgjedhur Zëvendës Presidentin Trump si zëvendëspresident nëse ajo nuk do të ishte e kualifikuar për të qenë president”, u shpreh ai.
Kjo gafë ndodhi brenda një harku të shkurtër kohor, teksa gjatë samitit të NATO-s, Biden prezantoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si “Presidentin Putin”, duke shkaktuar reagime të forta dhe dyshime për shëndetin e tij.
“Dhe tani dua t’ia dorëzoj presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim dhe vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, President Putin. President Putin? Ju do ta mundni Presidentin Putin. Unë jam President Zelensky. Jam i përqendruar në mposhtjen e Putinit, ne duhet të shqetësohemi për këtë, gjithsesi”, u shpreh Biden .
Presidenti kollitej shpesh dhe herë pas here ngatërronte përgjigjet e tij në fillim të konferencës për shtyp, dhe nga fundi përgjigjet e tij shpesh mbaronin përpara. Ai u shpreh se konflikti në Gaza duhet të përfundojë menjëherë e teksa kriza është thelluar në enklavë.
“E njoh mirë Izraelin dhe e mbështes . Por ky kabinet lufte është një nga kabinetet më konservatore të luftës në historinë e Izraelit. Dhe këtu nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare për zgjidhjen e dy shteteve. E nesërmja në Gaza duhet të jetë fundi. Nuk duhet të ketë pushtim nga Izraeli në Rripin e Gazës, lufta duhet të përfundojë tani”, tha Biden.
Mes të tjerash presidenti amerikan u shpreh se vendet perëndimore duhet të prodhojnë më shumë armatime ushtarake për t’iu kundërvënë Rusisë dhe Kinës. Ndërkaq 16 nga 213 demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një nga 51 Demokratët e Senatit i kanë bërë thirrje publikisht presidentit që të tërhiqet nga gara. Përfaqësuesi Jim Himes nga Connecticut iu bashkua atij grupi menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyp. Neë York Times raportoi se disa këshilltarë po shqyrtonin mënyra për ta bindur atë të heqë dorë nga oferta e tij për rizgjedhje.