Hungaria do të jep 500 milionë euro hua/ Përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

Kryeministri Hristian Mickoski ka shpallur paketë financiare prej një miliard eurosh, marrveshja e huas do të lidhet me qeverinë e Hungarisë.

Zëvendëskryeministëri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski njoftoi se këto janë një nga kushtet më të mira që mund të sigurohen. Ai bëri të ditur se shuma e kreditit prej 500 milion ka  kamatë  vetëm 3.25 për qind, që sipas tij është historikisht norma më e ulët e interesit.

“Këto fonde janë kryesisht për të mbështetur ekonominë, në të njejtat kushte me të cilat i marrim këto fonde, do t i vendosim në ekonomi. Kjo është për 250 milionë eurot  epara, ndërsa 250 milionët te tjera do t i përdorim për komunat për zhvillimin e komunave”, deklaroi Aleksandar Nikollovski.

Nga LSDM-së, e quajnë si kredi politike. LSDM, shtron pyetje se a është i vetëdijshem Mickoski se është duke nisur një aventur që mund të rrezikojë bashkpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Popullore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“VMRO-DPMNE dhe Aleksandar Nikollovski gënjejnë, ne kemi kredi më të favorshme edhe në këtë moment, me kamatë më të ulët se sa është marrë vesh privatisht me Mickoskin në Budapest.Kjo është një kredi politike. Huamarrja e shtetit me 500 milionë euro të reja nga Hungaria, të rënë dakord në 4 sy, nuk ka të bëjë me bashkëpunimin e veçantë ekonomik. Është kristal e qartë se pas një marrëveshjeje të tillë fshihen interesa politike, e cila së shpejti do të dalë në dritë”, thonë nga LSDM.

Pas këtyre akuzave të LSDM-së, kanë reaguar nga VMRO-DMPNE-ja, duke thënë që Norma e interesit për kredinë nga Hungaria për Maqedoninë e dhënë nga qeveria është dy herë më e ulët se ajo e eurobondit të LSDM-së dhe BDI-së, ku mes tjerash thonë:

“Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së vitin e kaluar kanë dhënë një obligacion prej 500 milionë eurosh me kamatë prej 7%. Paratë e siguruara nga Hungaria kanë një normë interesi prej 3.25% ose më shumë se gjysma më e vogël se ajo e ofruar nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkaq kjo paketë financiare që do të nënshkruhet nga qeveria e Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me gjasa më të mëdha do të zbatohet përmes bankës shtetërore “Exim Bank”, e cila më parë jepte kredi për vendet në zhvillim. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share