Biden e “bëri” Putinin president të Ukrainës, Zelensky i kundërpërgjigjet: Jam më i mirë se ai

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka bërë një gafë tjetër gjatë konferencës së fundit të Samitit të NATO-s që po mbahet në Washington D.C.

Biden e prezantoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me emrin më të urryer të presidentit ukrainas, Putin.

“Tani, dua t’ia jap fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim e vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, presidenti Putin”, tha Biden gjatë gafës së tij.

Por, presidenti amerikan u mundua që ta përmirësoj shpejt veten duke thënë se “ne do ta mundim presidentin Putin, jam shumë i fokusuar për ta mposhtur Putinin”.

Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, reagoi me buzëqeshje duke thënë se “unë jam më i mirë se ai [Putini]”.

Biden është i dominuari i Demokratëve për garën presidenciale, ku kritikat ndaj tij për t’u tërhequr nga gara sa vijnë e shtohen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share