Miliarderi Alex Soros i jep fund beqarisë

Djali i filantropit George Soros, Alex Soros 38 vjeç, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku i ulet në gjunjë partneres së tij duke i propozuar.

“Ndodhi. Ne nuk mund të jemi më të lumtur, më mirënjohës apo më të dashuruar se kaq”, shkruan ai krah fotos romantike.

Partnerja e tij, Huma Abedin, është 48 vjeç dhe është një nga bashkëpunëtoret më të besuara të Hillary Clinton.

Abedin dhe Soros dolën për herë të parë publikisht si çift në shkurt, pasi Soros publikoi në Instagram një postim romantik me Huma Abedin për ditën e Shën Valentinit.

Abedin ishte e martuar më parë me ish-kongresmenin Anthony Weiner, i cili u dënua me 21 muaj burg për marrëdhënie seksuale me një të mitur në vitin 2017, në të njëjtin vit që Abedin bëri kërkesë për divorc. Ajo u përfol se ishte e lidhur me Bradley Cooper në vitin 2022. Ndërkohë, Soros është një filantrop dhe investitor që menaxhon Fondacionin e Familjes Soros dhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur, një organizatë jofitimprurëse që mbështet demokracitë globale dhe të drejtat e njeriut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share