MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
Mësimi në një ndërrim në nivel të të gjithë vendit ka të bëjë me arsimin fillorë dhe të mesëm dhe se pason periudha e ndërtimit të kushteve që mund të realizohet, kështu njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Sipas saj, një gjë e tillë, mund të realizohet edhe tani në disa shkolla, por ka edhe shkolla që punojnë me dy ose tre ndrime.
“Disa shkolla mund ta realizojnë edhe tani, por ka edhe shkolla që punojnë me dy ose tre ndrime. Aktualisht në Ministri bëhet analizë, pas së cilës, aty ku ka kushte, do të kërkojmë që ato shkolla të punojnë vetëm me një ndrim. Kjo është domethënëse jo vetëm sepse është më e natyrshme që nxënësit të vijnë në mësim të pushuar në mëngjes, por edhe sepse mundëson qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkollë dhe realizimin e shumë aktiviteteve shtesë mësimore dhe jashtëmësimore”, tha Janevska.
Janevska po ashtu foli edhe për pritjet e gjata të cilat bëhet nëpër çerdhe, ajo bëri të ditur se qeveria e re do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të reduktuar pritjet për regjistrim në kopshtet për fëmijë, dhe se kopshtet private janë një nga zgjedhjet e këtij problemi./tvklan.mk/
GAZETARE: NEAL SEJFULLA