Kuvendi i Kosovës miratoi deklaratën për përkujtimin e Gjenocidit të Srebrenicës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 84 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim deklaratën për përkujtimin e Gjenocidit të Srebrenicës.

Nënkryetari i kuvendit, Bahrim Shabani, nga komuniteti boshnjak, vlerëson caktimin e datës 11 korrik si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, e që do të mbahet çdo vit.

Kuvendi solidarizohet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave, duke shprehur përgjegjësinë kolektive për të ndaluar tragjedi të tilla në të ardhmen. Kosova do të organizojë çdo vit ngjarje të veçanta dhe aktivitete në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share