Anglia në finale për herë të dytë rresht me ëndrrën “për ta kthyer futbollin në shtëpi”

Anglia ka arritur në finale të Evropianit për herë të dytë rresht duke mposhtur Holandën dhe është shumë afër që të realizojë ëndrrën angleze “për ta kthyer futbollin në shtëpi”, shkruan Reporteri.net.

Ndeshja e sotme përfundoi me rezultat 2 me 1 për Anglinë.

Kënga e anglezëve “Football It’s coming home” nuk është dëgjuar shumë gjatë këtij kampionati për shkak të formës që kaloi kombëtarja angleze që prej fazës së grupeve e deri në ndeshjen e gjysmëfinales që shfaqi një fytyrë krejt tjetër.

Anglia edhe në Euro 2020 arriti të kalonte në finale, por aty u ndal nga Italia, e cila sivjet nuk arriti në fazat e eliminimit direkt.

“Tulipanët” nisën mirë takimin me supergolin e realizuar nga Xavi Simons në minutën e shtatë. Ai me një goditje të fuqishme nga distanca arriti të mposhte Jordan Pickfordin.

Simons me 21-vjet bëhet lojtari më i ri në moshë që realizon për Holandën në një ndeshje të fazës së eliminimit në Evropian.

Ky gol ngjalli Anglinë që nuk vonoi shumë dhe gjeti golin. Në minutën e 16 u akordua penallti për Anglinë të cilën e shkaktoi mbrojtësi holandez Dumfries.

Penalltinë në gol e konkretizoi Harry Kane që tani është në listën e golashënuesve më të mirë të këtij Evropiani me tre gola.

Phil Foden kishte rast të mirë që të kalonte Anglinë në epërsi, por gjuajtja e tij e plogësht u ndal në vijën fatale nga Dumfries. Ndërkaq pak minuta më vonë ai qëlloi shtyllën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share