Bastisje në Shkup, ndalohet një person për posedim të armëve

MPB Maqedoni njofton se dje (09.07.2024) në ora 16:20, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.D.(51) nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij në zonën e Kisella Vodës, me vendim gjykate, iu gjetën dhe u konfiskuan një pushkë, një kornizë pistolete, 41 fishekë dhe një gëzhojë”.

“Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë parashtrim përkatës”, thonë nga MPB.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share