Nuk mjaftohet, Trump sfidon Biden me një tjetër debat televiziv

Teksa brenda partisë demokratike në SHBA ka përplasje qëndrimesh lidhur me faktin nëse Joe Biden duhet të vijojë garën për president, rivali i tij Donald Trump shton sulmet. Trump kritikoi 81-vjeçarin për performancën e tij të dobët në debatin e 27 qershorit, gjë që shkaktoi shqetësime për aftësitë e tij mendore për postin.

“Le të bëjmë një debat tjetër këtë javë në mënyrë që Joe Biden i përgjumur të mund t’u dëshmojë të gjithëve në mbarë botën se ai është i aftë për të qenë president. Por këtë herë do të jetë një debat kokë më kokë. Asnjë moderator, asnjë pengesë, thjesht caktojmë vendin dhe kohën.”

Trump nuk i përqendroi kritikat vetëm tek rivali i tij politik, por edhe tek zv.presidentja Kamala Harris e cila shihet si një emër i mirë nga rradhët e demokratëve për të zëvendësuar Biden. Një sondazh i ri tregon se nënpresidentja Kamala Harris tani ka një mundësi më të mirë se Biden në mposhtjen e Trump në zgjedhjet e 2024-ës.

Që nga paraqitja e dobët e Presidentit në debat, demokratët kanë përmendur një sërë emrash që mund të kandidojnë në vend të tij.

Përveç guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsome dhe guvernatores së Miçiganit, Gretchen Whitmer, janë përmendur edhe guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro dhe guvernatori i Illinois. Të gjithë këta zyrtarë kanë thënë se do të vazhdojnë ta mbështesin Presidentin Biden.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share