Thomas Muller, i dha fund karrierës me kombëtaren e Gjermanisë.
Kështu raporton gazeta e njohur Bild.
“EURO 2024”, ishte ngjarja që Muller e djersiti fanellën e “pancerëve”.
Por, 34-vjeçari do të vazhdojë të jetë aktiv në nivel të klubeve.
Ai ka kontratë valide me Bayern Munchenin deri në vitin 2025.
Thomas Muller, ishte pjesë tejet e rëndësishme e Gjermanisë.
Muller zhvilloi 131 ndeshje, shënoi 45 gola dhe ishte një nga më meritorët kur kombëtarja e tij fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.