Stuhia “Beryl” në SHBA, thellohet bilanci i viktimave

Ka shkuar në tetë numri i viktimave si pasojë e stuhisë “Beryl” që goditi shtetet jugore të SHBA-së. Më shumë se 1,100 fluturime u anuluan në aeroportin kryesor të Hjustonit dhe gati 3 milionë banorë mbetën pa energji elektrike.

Por SHBA nuk është i vetmi vend që është goditur nga përmbytjet. Në Mumbai të Indisë fluturimet janë anuluar ndërsa shkollat janë mbyllur.

Një situatë tepër e vështirë është krijuar me trafikun jo vetëm për shkak të motit të keq, por edhe sepse autoritet indiane kanë njoftuar mbyllje të disa rrugëve për shkak të festimeve të dasmës së djalit të familjes më të pasur të Indisë, duke shkaktuar zemërim publik.

Mumbai përjeton përmbytje të mëdha çdo vit, por këtë vit reshjet ishin më të mëdha në të gjithë Indinë pas një vale ekstreme të të nxehtit. Edhe Koreja e Jugut eshtë përfshirë gjithashtu nga përmbytjet.

Dëmet në infrastrukturë kanë qenë të konsiderueshme ndërsa transporti hekurudhor është paralizuar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share