Mason Greenwood, futbollisti anglez i Manchester United, është huazuar te skuadra spanjolle e Getafe për një sezon. Pas një periudhe të gjatë larg fushave të blerta për shkak të akuzave për dhunë, Greenwood duket se ka rigjetur formën e tij dhe po shkëlqen në La Liga.
Klube të mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid ishin të interesuara për të, por tani edhe Marseille ka shfaqur interes për të. Tekniku i Marseille, Roberto De Zerbi, ka vlerësuar stilin e lojës së Greenwood. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes klubit anglez dhe klubave të tjera të mëdha.