Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë, kah mesi i muajit korrik do ti zhvillojë dy ndeshjet e fundit eliminatore për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2025, që do të zhvillohet në Zvicër.
Në kuadër të xhiros së parafundit të grupit 2 (Liga C), futbollistet tona në terren vendas do të mirëpresin përfaqësuesen e Letonisë. Ndeshja është paraparë për me datë 12 korrik, me fillim në ora 17:30 në Qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.
Në duelin e parë të zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve, në kuadër të xhiros së parë të ciklit kualifikues, në Riga, Maqedonia kishte shënuar fitore 4:3.
Në xhiron e fundit, përfaqësuesja e Maqedonisë, me datë 16 korrik në terren mysafir, me fillim në ora 19:00, do të luaj kundër favoritit të grupit, Sllovenisë. Në ndeshjen e tyre të parë, në Shkup, përfaqësuesja e Sllovenisë regjistroi fitore të thellë prej 5:0.
Seleksionuesi i përfaqësueses së femrave të Maqedonisë, Aleksandar Andov, vendosi që ti ftojë këta futbolliste:
PORTIERE:
Berna Kabakçi – Karson (SHBA)
Viktorija Pançurova – Tiverija
Kristina Pavlloska – Shkëndija
MBROJTJA:
Ana Milçevska – Gjeorgji
Ane Boshevska – Tiverija
Pavlinka Nikolovska – Ljuboten
Viktorija Nedeva – Tiverija
Katerina Milevska – Cevitana
Kristina Mojsoska – AS United
Elena Paneska – Kamenica Sasa
Elena Petrevska – Ljuboten
MESFUSHA:
Marijana Nadeva – Dortmund (Gjermani)
Radica Velkova – Kamenica Sasa
Hava Mustafa – Shkëndija
Aleksandra Markovska – Ljuboten
Simona Majer
Lençe Andreeska
Ihmete Limani – Veinberg (Gjermani)
Natasha Andonova – Levante – Spanjë
SULMUESEI:
Yllza Maksuti – AS United
Gentijana Roçi – Kups (Finlandë)
Lora Sulejmani – GSPO 92 (Francë)
Afrodita Salihi – Shkëndija
Jovana Pavlovska – Tiverija
Grumbullimi i përfaqësueses është paraparë për sot në hotel Park në ora 14:00. Stërvitjen e parë e përfaqësuesja e Maqedonisë do ta ketë sot me fillim në ora 18:00.
Për ndeshjet e rradhës kundër Letonisë dhe Sllovenisë, në dyshim është paraqitja e Gentiana Roçit, për shkak dëmtimit që pësoi në stërvitjen e djeshme me klubin e saj në kampionatin e Finlandës./tvklan.mk/