Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani ka shprehur falënderime për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., ku tema kryesore ishte Samiti i NATO-s.
“Aleanca me ShBA-në nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global,” ka shkruar Presidentja Osmani.
Ky takim thelbësor shënon angazhimin e Kosovës në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe forcimin e lidhjeve me partnerët strategjikë.