Autoritetet ruse kanë lëshuar një urdhër arresti në mungesë për Yulia Navalnaya, e cila është veja e liderit të ndjerë të opozitës rus Aleksandr Navalny. Sipas mediave të huaja, në një gjykatë në Moskë, ajo është akuzuar si pjesë e një grupi ekstremist.
Yulia aktualisht jeton jashtë Rusisë, por do të përballej me arrestimin e menjëhershëm nëse do të kthehej në territorin rus.
Burri i saj, Aleksandr Navalny, u përball me një urdhër arresti të ngjashëm ndërsa po merrte trajtim për helmimin nga Novichok në Berlin. Kur u kthye në Rusi, ai u arrestua dhe u dënua për akuza për ekstremizëm, duke kaluar 19 vjet në burg.
Në shkurt të këtij viti, Aleksandr Navalny ndërroi jetë në burg, duke lënë pas një boshllëku të madh në skenën politike të Rusisë.