Para se të nisej për në samitin e NATO-s në Uashington, Kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi mbështetjen e tij të qëndrueshme ndaj Ukrainës, e cila vazhdon të përballet me luftën që nisi në shkurt dy vjet më parë.
Scholz theksoi se është i kënaqur që mund të përsërisë një mesazh shumë të qartë: “Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.”
Kancelari gjerman u referua edhe furnizimeve me armë dhe marrëveshjes së fundit të G7. Në samitin e kësaj grupi të demokracive të industrializuara, u ra dakord të financohet një paketë huamarrje prej rreth 50 miliardë dollarësh, duke përdorur interesat nga asetet Rusisë.
Scholz e cilësoi këtë si një shenjë të qartë solidariteti, por gjithashtu si një mesazh drejt Moskës. Sipas Scholz, udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk mund të mendojë se mbështetja për Ukrainën nuk do të jetë më e fortë si në fillim.