Vijojnë ditët e nxehta me temperatura dhe mbi 40 gradë, ISHP këshillon qytetarët si ta përballojnë motin e nxehtë…

Qytetarët duhet të mbajnë me vete një shishe me ujë, të freskohen me ventilatorë ose kondicionerë, të veshin rroba të lehta me ngjyrë të hapur dhe komode, të bëjnë dush me ujë më të freskët ose të vakët kur ndjejnë se kanë nxehtë, të mbajnë kapelë, sheshir ose çadër për mbrojtje, të bëjnë gjumin sa duhet, të hanë fruta dhe sallata, të shmangin alkoolin, kafenë, çajin, si dhe ushqimet e nxehta, pikante dhe të kripura që mund të dehidratojnë, rekomandon Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

DPHM njoftoi sot se vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë. Temperatura ditore do të jetë mbi 30 gradë, në disa vende edhe mbi 40 gradë. Veçanërisht vapë do të jetë nga e enjtja deri në mesin e javës së ardhshme, kur në disa vende do të aktivizohet niveli portokalli për rrezikun e temperaturave të larta.

Kur bëhet fjalë për udhëtime, nga ISHP-ja rekomandojnë që qytetarët të informohen për gjendjen e përgjithshme shëndetësore, infeksionet dhe rreziqet potenciale për shëndetin në rajonin ku planifikojnë të udhëtojnë.

“Një muaj përpara se të niseni për në udhëtimin tuaj të planifikuar, kontrolloni rekomandimet për terapinë profilaktike (p.sh. barna kundër malaries) dhe/ose vaksinimin (p.sh. kundër etheve të verdha) në zonën ku planifikoni të udhëtoni. Kontrolloni nëse i keni marrë të gjitha vaksinat tuaja nga kalendari i imunizimit, e sidomos kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve me të cilët do të udhëtoni. Nëse keni nevojë për informacion shtesë, konsultohuni me mjekun tuaj amë ose Qendrën më të afërt të Shëndetit Publik. Përgatitni një çantë me barna (për ndihmën e parë, për terapi kronike (nëse ka), antipiretikë, analgjetikë, barna të ndryshme për problemet gastrointestinale dhe çdo gjë që mendoni se mund ta keni të vështirë ta gjeni në destinacionin tuaj të udhëtimit)”, shkruan në ueb faqen.

“Detyrimisht të merrni me vete preparate kundër insekteve, krem ​​kundër diellit me faktor mbrojtës UV mbi 30, dezinfektues me bazë alkooli dhe librezën e shëndetësisë.

Nga ISHP-ja theksojnë se nëse përcillen këto katër rregulla, mund të zvogëlohet siguria nga infeksioni.

“Përdorni repelentë (preparate kundër mushkonjave) në zonat tropikale, p.sh. me bazë DEET 30 – 50% ose icardine, në pjesët e pambuluara të lëkurës së trupit, duke e shmangur mukozën (sytë, hundën, gojën), ditën dhe natën, brenda dhe jashtë. Përdorni ekskluzivisht sipas udhëzimeve të prodhuesit. Repelentët duhet të aplikohen shpesh, në varësi të djersitjes dhe ekspozimit ndaj ujit (pas larjes, notit), aplikojeni pas përdorimit të preparateve me faktor mbrojtës UV (kur përdoret në të njëjtën kohë), gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe fëmijët mbi 2 muaj nuk duhet të përdorin repelentë të bazuar në DEET ose icardine mbani me vete sasi të mjaftueshëm të repelentëve në rast të mungesës së mundshme.

E dyta është veshja e veshjeve dhe këpucëve të rehatshme

“Veshjet duhet të jenë me ngjyra të hapura, me mëngë të gjata dhe nëse është e mundur, vishni çorape dhe këpucë për ta mbuluar sa më shumë sipërfaqen e trupit. Mos harroni se mushkonjat kafshojnë edhe ditën edhe natën, edhe jashtë edhe brenda.
Mushkonjat që transmetojnë infeksionet Zika, denga dhe chikungunya janë më aktive gjatë ditës dhe në muzg, ndërsa mushkonjat që transmetojnë malarien janë më aktive në muzg dhe në mbrëmje”, theksojnë nga ISHP-ja.

Rregulli i tretë, sipas Institutit është që të përdoren rrjete mbrojtëse ose qytetarët të pushojnë në hapësirat klimatike.

“Gjatë udhëtimit, flini dhe pushoni në dhoma me ajër të kondicionuar ose dhoma me rrjeta mbrojtëse në dritare dhe dyer. Nëse flini jashtë ose në dhoma të pambrojtura nga mushkonjat, sigurohuni që të flini nën një rrjetë mbrojtëse të njomur me insekticide”, rekomandojnë nga ISHP.

Edhe e fundit, por jo edhe më pak e rëndësishme, nëse qytetarët sëmurën, të kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Nëse gjatë udhltimit ngrini temperaturë (38°C e lart) ose manifestoni simptoma të tjera, kërkoni ndihmë mjekësore. Malaria dhe sëmundjet e tjera tropikale mund të jenë serioze dhe duhet të trajtohen menjëherë. Qëndroni të sigurt gjatë aktiviteteve ujore. Nëse gjatë udhëtimeve tuaja verore planifikoni të bëni aktivitete ujore, kini kujdes kur notoni, lundroni ose zhyteni, sidomos në ato vende ku mund të mos ketë shërbime të urgjencës ose shpëtimtarë në plazhe. Shmangni notin në lumenj. Infeksionet si shistozomiaza dhe leptospiroza transmetohen nga kontakti me ujërat e ëmbla”, shkruan në ueb-faqen.

Është theksuar se të bëhet kujdes me ujin ku do të lahemi. nëse ka Barriera që e kontrollojnë qasjen në ujë, hapësirë ​​të sigurt për fëmijët e moshave parashkollore, shpëtimtarë në plazh dhe sistem për informimin për cilësinë e ujit për larje rekreative, trupi ujor për larje rekreative duhet të jetë i siguruar dhe i sigurt për larje për të gjitha kategoritë e qytetarëve, ndërsa thellësia e sigurt për larje të jetë e shënuar në mënyrë adekuate. Prezantimi dhe zbatimi i rregullave të sigurta për lundrim, transport të udhëtarëve, duke përfshirë këtu edhe veshjen e pajisjeve të sigurisë personale (jelekët e shpëtimit).

“Pas kthimit nga udhëtimet verore nëse sëmureni brenda tre javësh nga kthimi, njoftoni mjekun tuaj se ku dhe kur keni udhëtuar dhe kur jeni sëmurë. Tek personat që shfaqin simptoma të sëmundjes Zika, malaries etj. është e nevojshme të zbatohen masat për mbrojtjen nga pickimi i mushkonjave (rrjeta mbrojtëse për shtretër, dritare dhe dyer). Pas kthimit dhurimi vullnetar i gjakut shtyhet për një kohë të caktuar”, theksohet në kumtesën e ISHP-së. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share