Ndërpritet konkursi për botimin e teksteve! MASH: Konkursi u ndërpre për shkak të ndryshimeve në disa lëndë

Është ndërprerë konkursi për botimin e teksteve shkollore për arsimin fillor nëntëvjeçar për të vijojnë ndryshimeve dhe shtesa në Konceptin për arsimin fillorë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Arsimit, ndryshimet do të zbatohen në lëndët e historisë, gjeografisë, biologjisë, kimisë dhe fizikës.

“Ndryshimet janë në drejtim të mësimit, përkatës të disiplinave shkencore të historisë, gjeografisë, biologjisë, kimisë dhe fizikës si lëndë mësimore të veçanta, ndërsa të cilat tanimë këto disiplina shkencore mësohen të integruara në lëndët mësimore “Histori dhe shoqëri” dhe “Shkencat natyrore” (nga klasa e gjashtë deri në të nëntën)”, deklaruan nga MASH.

Nga Ministria e Arsimit bëjë të ditur që e gjithë kjo është me qëllim që nxënësit të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e nevojshme nga këto lëndë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare në përfundim të arsimit fillor, si dhe të sigurohet krahasueshmëria ndërkombëtare e arritjeve të nxënësve të moshës së caktuar në arsimin fillor.

Pak ditë më parë me vendim të Qeverisë është anuluar për kohë të pacaktuar koncepti mësimor për klasat shtatë, tetë dhe nëntë, por pa prekur lëndët zgjedhore, të cilat sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska konsiderohen zgjidhje e mirë në procesin e ardhshëm të edukimit të të rinjve. Janevska ka bërë të ditur se në vitin e ri shkollor nxënësit e klasës së shtatë do të mësojnë nga librat e vjetër me materiale shtesë që do të përgatiten nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

Sipas ministres së Arsimit anulimi i konceptit të ri mësimor për klasat shtatë, tetë dhe nëntë u bë për shkak se asnjë prej teksteve të klasës së shtatë nuk është dërguar për shtyp e për disa nuk është kryer as procedura e miratimit, që do të thotë se librat jo vetëm që nuk kanë kaluar fazën e recensionit, por as nuk janë shkruar. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share