Atletico Madrid në kërkim të sulmuesit Julian Alvarez

Prej disa javësh, skuadra e Atletico Madrid ka qenë në kërkim të një sulmuesi të fuqishëm për sezonin e ardhshëm. Pas largimit të Memphis Depay dhe me mundësinë e largimit të Alvaro Morata, klubi spanjoll po përgatitet për të plotësuar boshllëkun në vijën e parë.

Julian Alvarez, “ylli” i Manchester City, është favoriti i Atletico Madrid. Argjentinasi ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 13 asistime gjatë këtij sezoni. Megjithatë, për të bindur Alvarez, “Bardhekuqtë” po përdorin një strategji të veçantë.

Tre shokët e tij nga kombëtarja argjentinase, Angel Correa, Rodrigo De Paul dhe Nahuel Molina, do të takohen me të gjatë grumbullimit të Kombëtares për Kupën e Amerikës. Synimi është që Alvarez të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Manchester City nuk do ta lëshojë lehtë “diamantin” e tyre. Julian Alvarez u transferua për vetëm 17 milionë euro nga River Plate në vitin 2022, dhe klubi anglez do të përpiqet të mbajë talentin e tij në skuadër.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share