Sveçla dhe Balla kanë nënshkruar protokollin për lehtësimin e procedurave të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, kanë nënshkruar një protokoll që lehtëson procedurat e kalimit kufitar në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush.

Në një konferencë për media, Sveçla ka falënderuar Ballën për bashkëpunimin dhe gatishmërinë, ndërsa Balla ka theksuar se eksperiencën e pikave të kalimit në Morinë dhe Vërmicë po përdorin edhe për pikat tjera kufitare.

Ky protokoll synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share