Uragani Beryl ka mbërritur në Teksas me erëra me shpejtësi deri në 140 kilometra në orë, duke sjellë valë stuhie dhe kërcënime për jetën. Stuhia e kategorisë një pritet të sjellë erëra shkatërruese dhe deri në 38 centimetra shi.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të marrin seriozisht këtë situatë. Portet e naftës janë mbyllur, dhe oraret e fluturimeve përballen me ndërprerje.
Beryl ka shkaktuar të paktën 10 vdekje në Karaibe para se të zvogëlohej në një stuhi tropikale, ndërsa goditi Gadishullin Jukatan të Meksikës. Më vonë, ai u fuqizua përsëri dhe më shumë se një milion qytetar të Teksasit u vunë nën një paralajmërim uragani ndërsa afrohej.