Shefi i FSK-së Ilir Qeriqi, morri pjesë në Seminarin për Lidershipin Strategjik në Mbretërinë e Bashkuar

Shefi i Stafit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigadë, Ilir Qeriqi, mori pjesë në Seminarin për Lidershipin Strategjik të mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky seminar kishte fokus lidershipin në nivelin strategjik, modelet e lidershipit, etikën, menaxhimin dhe administrimin e ndryshimeve strategjike në aspektin e vendimmarrjes në nivelin strategjik.

Ushtarakë të lartë nga 20 vende të botës diskutuan për ngritjen dhe avancimin e lidershipit në kohën e kërcënimeve, zhvillimeve globale në fushën e sigurisë, si dhe përvojat e ndërveprueshmërisë mes aleatëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share