Miller: I kërkojmë Sërbisë që të përfundojë hetimin për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller, ka bërë të ditur se i kërkojnë Sërbisë që të përfundojë hetimin për vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999. Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, u vranë në paraburgimin e policisë serbe.

Sot, pas 25 vjetësh, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Departamenti Amerikan i Shtetit bën thirrje Serbisë që të përfundojë hetimin dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre. Kjo ngjarje tregon rëndësinë e drejtësisë dhe përgjegjësisë ndaj viktimave të luftës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share