Protestuesit hedhin ujë drejt turistëve të ulur në restorante në Barcelonë

Me mijëra demonstrues morën rrugët e Barcelonës gjatë fundjavës për të protestuar kundër turizmit masiv në qytetin spanjoll.

Protestuesit mbanin në duar pankarta si “Barcelona nuk është në shitje” dhe “Turistë shkoni në shtëpi”. Ata po ashtu përdorën pistoleta me ujë mbi turistët që po hanin në restorantet në ambiente të hapura.

Qiraja u rrit me 18 % në Qershor në krahasim me një vit më parë, në qytete si Barcelona e Madrid.

Kryebashkiaku i Barcelonës, Jaume Collboni njoftoi së fundmi planin për të eliminuar turizmin afatshkurtër brenda një harku kohor prej 5 vitesh. Një lëvizje drastike kjo nga autoritetet vendase që synojnë frenimin e rritjes së çmimit të shtëpive dhe ta bëjnë qytetin të banueshëm për rezidentët./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share