Mexhiti: Në samitin e NATO-s do jetë edhe Afrim Gashi

VIZITAT E RRADHËS TË QEVERISË DO TË KETË PËRFAQËSUES NGA VLEN

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti hedh posht akuzat e Frontit Evropian se kryeministri Hristijan Mickoski po anashkalon shqiptarët në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit. Mexhiti njofoti se në Samitin e NATO-s përfaqësues është kreu i Kuvendit, Afrim Gashi. Mexhiti gjithashtu njoftoi  dr në vizitat e rradhës në kryeqendrat e Europës, do të ketë përfaqësues nga VLEN.

Nuk kemi t bëjmë me vizitë në Amerikë. Po ftesat janë bërë nga përfaqësues të Natos. Atje do të jetë edhe kryeprlamentari Afrim Gashi. Nuk mban akuza e Frontit Europian, sa për informatë, në vizitat politike që do të pasojnë në Londër, do të jemi unë dhe z.Mickoski. Në Bruksel do të jetë z.Mickoski me z.Murtezanin, varësisht prej axhendave politike” – tha Mexhiti. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share