Biden për zgjedhjet/ Vetëm zoti më largon nga Gara

BIDEN PËR ZGJEDHJET

Presidenti i SHBA Joe Biden mohon te kete nevojë për një test neurologjik për të përcaktuar nëse ai ka probleme shendetesore dhe hodhi poshtë thirrjet nga disa demokratë se ai duhet të tërhiqej për të lënë një kandidat më energjik të përballet me republikanin Donald Trump. Biden, 81 vjeç ne nje interviste per ABC news, tha se nuk e ka bere nje test të tillë dhe askush nuk i ka thene se duhej ta bënte.

“Jo, askush nuk tha se duhej, ata thanë se jam mire. Shiko, unë kam një test neurologjik çdo ditë. Çdo ditë e kam atë test. Gjithçka që bëj ne Shtepine e Bardhe”, tha Biden

Ne intervisten 22 minuteshe u duku nje Biden sfidues, duke u përpjekur për të zbutur krizën politike mbi performancën e tij të lëkundur ne debat me Trump. Ai argumentoi se ishte një natë e keqe në debat dhe se ai ishte kandidati i duhur për të mposhtur Donald Trump në SHBA.

“Unë e binda veten për dy gjëra: Unë jam personi më i kualifikuar për ta mundur atë dhe unë di si t’i bëj gjërat. Dua të them, nëse Zoti i Plotfuqishëm zbriste dhe thoshte ‘Joe, dil nga gara,’ Do të dilja nga gara, Zoti i Plotfuqishëm nuk do të zbresë.”

Biden hodhi poshtë sondazhet që tregonin se ai ishte pas Trump dhe tha se sondazhet e tjera e kanë nxjerre atë në një pozitë më të mirë./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share