Nga një komunë që shihej si shembull i keq dhe mbushte portalet, në komunë funksionale. Komuna e Haraçinës ka krijuar sistem për mbledhjen e tatimeve të pronës. Prej 8 milion denarëve që mund ti arkëtoj, ka mbledhur 6.
Nga një komunë që nuk kishte fare sistem për mbledhjen e tatimëve për pronë….
“Komuna nuk ka pasur sistem, nuk ka pasur softver për regjistrimin e pronës, asnjë shtëpi nuk ka qenë e regjistruar në softverin e tatimit të pronës”, tha Ridvan Ibrahimi, Kryetar i Komunës së Haraçinë
Në komunë që po mbledh miliona denarë.
“Me marjen e mandatit ne e rregulluam. Formuam ekipt, dhe vizituam shtëpi për shtëpi. Në nivel vjetor, janë më tepër se 8 milion denarë, që mund të arkëton komuna e Haraçinës mbi tatimin e pronës. Në vitin 2023 kemi aritur më tepër se 6 milion denarë të arkëtojm”, tha Ibrahimi.
Të ndihmuar nga USAID, kjo komunë që merrej si shembull i keq me vite, arriti që të regjistroje mbi 2 675 prona, e tashmë 1256 nga numri i përgjithshëm kanë përbushur obligimin ligjor dhe kanë paguar tatimin./tvklan.mk/