Një 14 vjeçar nga Kosova pëson aksident të rëndë në Gjermani

Të enjten në mbrëmje, një 14-vjeçar nga Kosova u ngjit në një autocisternë që po qëndronte në stacionin e trenit në Wolfratshausen, Bavari, së bashku me dy shokë të moshës 16 vjeç.

Ndërsa ishte në telat elektrike të trenit, ai pësoi një goditje të fuqishme elektrike. Mediat e huaja raportojnë se 80 për qind e trupit të tij ishte djegur.

Njëri nga shokët e tij u përpoq ta ndihmonte, ndërsa shoku tjetër u largua i tronditur. Edhe 16-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share